AL Shop Online

Mirë se erdhe! Blej tani dhe merr 10% zbritje! Kodi : alshop
Kliko ne buttonin e karroces ne rast nidhme per pamjen! ->

Çaj Sherebele 90g

SKU : 1572

6.00 

Përbërja: Sherebelë Vetitë Kuruese: Fletët e sherebelit përmbajnë esencë të pasur me tyjon, kanë taninë, substanca të hidhura dhe kanë cilësi të mira kuruese dhe rigjeneruese për sistemin nervor dhe atë tretës. Ndihmon kundër diarresë, si dhe tek femrat lehtëson gjatë ciklit të menstruacioneve. Sherebeli në vetëvete është një konservues…

Transport i shpejtë

Deri në pragun tënd, komoditeti në çdo hap.

Cilësi e garantuar

Besueshmëria në çdo produkt.

Pagesa të sigurta

Pagesa të sigurta në internet, pa shqetësime, pa rrezik.

Përbërja: Sherebelë

Vetitë Kuruese: Fletët e sherebelit përmbajnë esencë të pasur me tyjon, kanë taninë, substanca të hidhura dhe kanë cilësi të mira kuruese dhe rigjeneruese për sistemin nervor dhe atë tretës. Ndihmon kundër diarresë, si dhe tek femrat lehtëson gjatë ciklit të menstruacioneve. Sherebeli në vetëvete është një konservues natyror shumë i mirë. Përdoret në rastet e bronkiteve, depresioneve si dhe në formë gargare në infeksione të gojës apo të bajameve. Përdoret si larës trupi e lëkure në semundjet e reumatizmës si dhe mjaft efikas në djersitjen e tepruar ose thjesht në aromatizimin e trupit.

Kujdes! Për përdorime specifike këshillohuni më parë me mjekun tuaj! Duhet të respektohen dozat si dhe, këshillojmë të mos përdoret për periudha të gjata kohore (mbi tre javë) pa ndërprerje. Nuk këshillohet të merret nga gra në periudhën e shtatëzanisë si dhe gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjës me gji.

Përgatitja: Në një enë (200ml) ku ështe hedhur ujë i sapovaluar shtohet masa e një luge gjelle me sherebelë. Mbulohet me një kapak dhe lihet për 10-15 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë 2 herë gjatë ditës.

sqAlbanian