AL Shop Online

Çaj Anti-Grip 90g

SKU : 1370

2.50 

Perbërja: Lule shtogu, lule bliri, lule agulice, lëvore shelgu, trëndafil të egër, thundërmushkë, zhumbricë etj. Vetitë kuruese: Në këtë çaj parandalues e qetësues të gripit dhe kundër temperaturës së lartë, janë bimë që përmbajnë mucilagje, vajra eterike me erë të këndshme, glukozitë, saponina, esenca të hidhura, vitamina etj. Lulja e…

Transport falas

Deri në pragun tënd, komoditeti në çdo hap.

Cilësi e garantuar

Besueshmëria në çdo produkt.

Pagesa të sigurta

Pagesa të sigurta në internet, pa shqetësime, pa rrezik.

Perbërja: Lule shtogu, lule bliri, lule agulice, lëvore shelgu, trëndafil të egër, thundërmushkë, zhumbricë etj.

Vetitë kuruese: Në këtë çaj parandalues e qetësues të gripit dhe kundër temperaturës së lartë, janë bimë që përmbajnë mucilagje, vajra eterike me erë të këndshme, glukozitë, saponina, esenca të hidhura, vitamina etj. Lulja e aguliçes dhe thundërmushka veprojnë kundër gripit të rëndë dhe kollës së vazhdueshme. Lulja e blirit dhe zhumbrica në saj të esencës që kanë ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes. Lulet e shtogut kanë veti zbutëse, ndihmojnë djersitjen dhe lirojnë spazmat e muskulaturës së butë. Rekomandohen si mjekues të mirë të të ftohurit si dhe rrugëve të frymëmarrjes që shoqërohen me temperaturë. Lëvorja e shelgut në saj të salicinës që përmban zbërthehet në organizëm duke liruar acidin salistik. Eshtë një ndikues i mirë në uljen e temperaturës së lartë. Trëndafili i kuq ka përmbajtje të lartë vitamine “C” dhe përdoret për fuqizimin e organizmit.

Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzierja hidhet në një enë ku shtohet një filxhan me ujë të ftohtë. Vihet në zjarr të lehtë, të ziejë deri në valim të plotë. Hiqet nga zjarri, mbulohet dhe lihet për 10 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer. Mund të merren 2-3 çajra të tilla në ditë.

Kujdes! Për një shërim sa më të shpejtë, konsultohuni me mjekun tuaj për shkallën e gripit që keni.