Të flasesh për pjesemarrësit në Bedër nënkupton të permendësh ajken e gjeneratës më të mire në historinë e njerëzimit. Gjeneratën më të cilët Allahu ishte i kënaqur dhe i kishte bërë të kënaqur. Nënkupton të zhytesh në personalitetin e kolosëve të historisë dhe elites së njerëzis. Ata qenë më të dalluarit ndër sahabet muhaxhire dhe ensarë, që Allahu i përgezoi me kenaqesine e Vet dhe shperblimet e amshueshme në Boten e Përtejme, nv Xhenet.
Nevoja kërkon që të mësojme për jeten dhe shembëlltyren e tyre, për t’i njohur sa më mirë bartesit e parë të fesë hyjnore. Flasim për ta që t’i vëmë në pah heroizmat e këtyre sahabëve elitar në cdo fushë të jetës, për t’i bërë të njohur tek cdo klasë e shoqerisë , e sidomos për pjestaret e besimit të shëndoshe.
Flasim për ta, që të lidhim të tashmen e umetit me të shkuaren e ndritur; të heqim petkun e injorances e të stolisemi me modelin e ambicies dhe suksesit nga vepra e shoqeruesve të vules së pejgamberise, Muhamedit a.s.