Vetitë e vajit të Lirit janë të shumta, disa prej tyre po i rendisim më poshtë:
1. Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi riprodhues, sistemi nervor, nyjet e gjithçka tjetër, përfiton nga përbërësit e vajit të lirit.
2. Liri është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilado drithër tjeter, gje që ndihmon në luftën kundër kancerit të zorrës dhe gjirit.
3. Studimet tregojnë se acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterinës dhe triglicerideve të gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të shpie te goditja në tru, ataku kardiak dhe tromboza.
4. Ndihmon trupin kundër tensionit të lartë të gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe për ata që kanë sistem të ulët imunitar.
5. Shkurton kohën e ripërtëritjes së muskujve të lodhur pas ushtrimeve.
6. Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton rrezistencën.
7. Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.
8. Rrit nivelin metabolik duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).
9. Përmirëson absorbimin e Kalciumit.
10. Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
11. Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.
12. Lehtëson disa raste të astmës.
13. Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.
14. Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet që gjithashtu të lehtësojë simptomat e Diabetit.
15. Lehtëson disa alergji
16. Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).
17. Ul tensionin e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
18. Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit.