Titulli: Fikhu i Pakicave Muslimane
Autor: Dr. Shefqet Krasniqi
Faqe : 358
Fikhu i pakicave muslimane është shumë i rëndësishëm për muslimanët që jetojnë në shoqëritë jomuslimane duke iu gjendur sa më afër tyre, duke i ndihmuar që ta ruajnë fenë e tyre duke mos anashkaluar as dunjanë, duke ua ruajtur identitetin e tyre fetar, madje duke i bërë shembuj edhe për njerëzit e tjerë me të cilët jetojnë e punojnë.
Rëndësia e këtij libri, bosht i të cilit është Fikhu i pakicave muslimane në Perëndim, shtohet edhe më shumë për disa shkaqe:
– Numri i madh i muslimanëve që jetojnë në Perëndim.
– Numri i vogël i dijetarëve në vendet perëndimore.
– Numri i vogël i fakihëve.
– Sfidat e shumta dhe të vazhdueshme të muslimanëve në Perëndim.
– Numri i vogël i librave dhe punimeve shkencore në këtë fushë.