AL Shop Online

Vaj Kokosi 30ml

SKU : 1120

2.00 

VAJ KOKOSI 100% Natyral. Vaji i kokosit përbëhet nga një grup molekulash unike yndyrore të njohura si

Transport i shpejtë

Deri në pragun tënd, komoditeti në çdo hap.

Cilësi e garantuar

Besueshmëria në çdo produkt.

Pagesa të sigurta

Pagesa të sigurta në internet, pa shqetësime, pa rrezik.

Pastrues fytyre

Me një pambuk të lyer me vaj kokosi, fshije makeup-in me kujdes pa e sforcuar lëkurën. Efekti është i menjëhershëm. Një pastrues mjaft i mirë është edhe duke u përzier me vajin e kastorit ose edhe me pak sheqer në formën e scrub-it.
Hidratues
Vaji i kokosit është një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis dhe ekzema. I jep butësi lëkurës dhe largon shenjat apo skuqjet. Vetitë e tij antibakteriale janë të pakrahasueshme me produktet kozmetike,
Merr një sasi të vogël vaj kokosi dhe aplikoje në fytyrë, trup dhe qafë. Përsërite të paktën një herë në javë dhe rezultati është i dukshëm.
Eliminon rrudhat e syve
Vaji i kokosit është një hidratues shumë i mirë edhe për lëkurën e hollë të syve. Duke e aplikuar çdo mbrëmje pas larjes së fytyrës rrudhat do t’i mbash larg për shumë vite. Aplikoje ngadalë në të gjithë zonën rreth e rrotull syrit, veçanërisht aty ku ka rrudha.
Krem fytyre
Përdore vajin e kokosit edhe si krem fytyre. Pas dushit ose edhe pas çdo larje që i bën fytyrës, përdor pak vaj kokosi dhe mbaje për gati 10 minuta. Lëre të ta thithë fytyra dhe pastaj vendos grimin.
Skrab trupi
Vaji i kokosit përdoret si një përbërës kryesor në përgatitjen e skrabeve natyralë për trupin. Përzijeni vajin e kokosit me kripë ose sheqer të imët dhe përdoreni si skrab për trupin apo këmbët.
Vaji kundër strijave
Vaji i kokosit ka efekt shumë pozitiv kundër çarjeve të lëkurës. Femrat mund ta përdornin në mënyrë të vazhdueshme gjatë apo pas shtatzënisë, por edhe në rast të çarjeve në zonat e vitheve, gjoksit apo barkut.

Për dobësim

Dietat e vajit të kokosit po bëhen gjithnjë e më popullore ndërsa njerëzit po zbulojnë se si vaji i kokosit i ndihmon ata të humbin peshë, duke përshpejtuar  metabolizmin e tyre mjafton 1 luge xhelle para cdo vakti dhe rezultati do jetë shumë i dukshëm.