AL Shop Online

Çaj Për Reumatizmën 90g

SKU : 1376

2.50 

Përbërja: Lule shtogu, fletë betulle, fletë hithre, fletë frashëri, rozmarinë, dëllenjë e zezë, lëvore shelgu, rrënjë grami, rrënjë gjuhënuese, etj. Vetitë kuruese: Bimët në këtë përzierje, ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma. Dëllenja si një mjet i mirë diuretik ndihmon në jashtëqitjen e klorureve dhe të azotit…

Transport i shpejtë

Deri në pragun tënd, komoditeti në çdo hap.

Cilësi e garantuar

Besueshmëria në çdo produkt.

Pagesa të sigurta

Pagesa të sigurta në internet, pa shqetësime, pa rrezik.

Përbërja: Lule shtogu, fletë betulle, fletë hithre, fletë frashëri, rozmarinë, dëllenjë e zezë, lëvore shelgu, rrënjë grami, rrënjë gjuhënuese, etj.

Vetitë kuruese: Bimët në këtë përzierje, ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma. Dëllenja si një mjet i mirë diuretik ndihmon në jashtëqitjen e klorureve dhe të azotit në formën e uresë duke vepruar në reumatizmën e kyçeve. Hithri nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe krahas lehtësimit të dhimbjes ka vitamina si A1, B2, C dhe K. Rozmarina është një mjekues I mirë për reumatizmin artikulor si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid flavonik, pak esencë, etj., përbërës të cilët i japin veti çajit që të nxisë urinimin (diuretik) dhe të pakësojë acarimet e rrugëve urinare dhe të reumatizmës. Fletët e mështeknës përmbajnë saponinë, rrëshirë, vitamina C, taninë katerike dhe flavonoide që shtyjnë veprimin diuretik dhe ndihmojnë në lehtësimin e reumatizmës dhe të dhimbjes së kyçeve. Lëvorja e shelgut në sajë të salicinës që ka liron acidin salcilik, prandaj rekomandohet kundër reumatizmit kronik.

Përgatitja: Një lugë gjelle me bimë hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë që vlon, lihet 10-15 min, kullohet dhe lëngu lihet mënjanë. Në mbetjet e bimëve shtohet një gotë me ujë dhe përmbajtja zihet për 5 min. Pasi ftohet, kullohet dhe çaji që del përzihet me të parin. Pihen 2-3 gota në ditë. Kura vazhdon për 2-3 javë dhe pas një ndërprerje prej 10 ditësh mund të rifillohet përsëri.